Në Shqipëri “të marrur” pas Mercedesit
Afro gjysma e automjeteve që përdorin qytetarët shqiptarë për të qarkulluar në Shqipëri janë të prodhuara në Gjermani. Kjo tendencë duket se vijon të mbetet e njëjtë prej shumë vitesh.
Një raporti i INSTAT mbi “Karakteristikat e mjeteve rrugore” për vitin 2019 rezulton se ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz në nivelin 30,7%, e ndjekur nga Volkswagen me 16,6% dhe Ford 10,0%. Numri total i autoveturave në Shqipëri është rreth 500 mijë.
Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz”.
Rruga Press