Në Shqipëri rikthehet rritja e inflacionit në shtator, nga çmimet e ushqimeve, qiraja dhe shërbimet arsimore
Çmimet nisën tendencën rritëse në shtator, pas një prirje rënëse që nisi që në tetor të vitit të kaluar, ku inflacioni arriti 8.3% niveli më i lartë që nga viti 1997.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë në muajin shtator inflacioni shënoi 4.1%, ose 0.1% më lartë se në gusht. Kjo rritje u nxit nga çmimet më të larta të ushqimeve, karburanteve dhe shërbimeve arsimore. Një vit më parë ky ndryshim ishte 8,1%.
Në Europë ritmet e rënies se çmimeve ishte më i larta, se në vendin tonë për shkak të stabilizimit të çmimeve të energjisë.
Krahasuar me muajin Shtator 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,7%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,0%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 7,2%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 24,1%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9,4%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3%, “fruta” me 7,5%, “peshk” me 4,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,3%, “bukë dhe drithëra” me 2,1%, etj.
Viti i ri shkollor ka nisur me tarifa më të larta këtë vit në sektorin privat për shkak të rikthimit të TVSH-së në Arsim dhe çmimet e qirave të banesave në Tiranë janë rritur më tej këtë vit fluksi i lartë i turistëve që vijuan të jenë të shumtë edhe këtë muaj.
Krahasuar me muajin gusht 2023, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u rritën me 1,7%, pasuar nga çmimet e grupit “Transporti” me 1,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Veshje dhe këpucë” me 0,8%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2%.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,80 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,41 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,40 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,21 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,46 pikë përqindje./Monitor
Rruga Press