Lajme

Në Shqipëri qytetarët kërkojnë rritje të shpenzimeve për mbrojtjen e vendit

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të ndarë në opinionin e tyre për rritjen e shpenzimeve ushtarake si përgjigje ndaj luftës në Ukrainë, pasi 40% janë pro, ndërsa 48% nuk janë dakord.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) realizoi Barometrin rajonal me qëllim matjen e përceptimit pas Luftës në Ukrainë.

Vetëm Shqipëria kryeson grupin “PO”, pasi shumica e qytetarëve shqiptarë (63%) mendojnë si të rëndësishme që qeveria e tyre të rrisë shpenzimet ushtarake. Megjithatë, deri në 69% e të anketuarve nga Maqedonia e Veriut konsiderojnë nevojën për armatime shtesë.

Lufta në Ukrainë shpalosi nevojën për bashkëpunim më të madh të sigurisë me BE dhe NATO, pasi 70% e të anketuarve të BB janë dakord, ndërsa 24% e qytetarëve nuk pajtohen.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me 89% secila, pasi shohin bashkëpunim më të ngushtë me BE-në dhe NATO-n si të rëndësishëm. Në anën tjetër të spektrit është Serbia me vetëm 34% e qytetarëve e mendojnë të nevojshme bashkëpunimin me NATO dhe BE dhe 54% e konsideruan atë jo të domosdoshme.

Ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës është duke u ndjerë në të gjithë botën, duke përfshirë në Ballkanin Perëndimor. Rajoni ka përjetuar sfida sigurie, një fluks refugjatësh, çështjet e energjisë, sigurisë ushqimore, sulmet kibernetike dhe marrëdhëniet e tensionuara ekonomike si rezultat i luftës.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal referoi se po punon për të kuptuar këto çështje dhe të zhvillojnë strategji për t’i adresuar ato në mënyrë që të përgatiten më mirë për çdo sfidë të mundshme socio-ekonomike dhe të sigurisë që mund të ndodhin në të ardhmen.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Sulmet kibernetike gjithashtu po marrin përmasa të reja. KBR vuri në dukje se kërcënimi kibernetik gjithashtu kërkon miratimin e strategjive efikase për të parandaluar sulmet që janë gjithnjë e më të sofistikuara teknologjikisht dhe gjeografikisht.

Në lidhje me këtë fenomen të gjithë ekspertët nga Rajoni pranuan nevojën për një formë të re të fillimit të bashkëpunimit, midis aktorëve publik dhe privat dhe me policinë gjithashtu.

Parandalimi i sulmeve kibernetike kërkon një mjedis akademik kërkimor dhe ngritjen e infrastrukturës për paralajmërimin e hershëm dhe ndarjen e informacionit./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *