Bota

Në Shqipëri bie besimi, qytetarët dhe bizneset pesimistë për situatën ekonomike

Bizneset dhe qytetarët nuk janë optimistë për situatën ekonomike.

Gjendjen e dëshmon Banka e Shqipërisë në anketën e muajin korrik, ku Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u ul me 2.5 pikë.

Rënia u përcaktua nga përkeqësimi i besimit në industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Edhe konsumatorët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si muajt parardhës. Ata thanë se nuk presin rritje të të ardhurave, madje situata e tyre financiare do të përkeqësohet.

Lexo më shumë  Meksika ndalon zyrtarisht mbjelljen e misrit të modifikuar gjenetikisht

Shumica e tyre thanë se blerjet e produkteve bazike, u kanë zvogëluar kursimet mujore.

Banka qendrore bën 12 pyetje për qytetarë të rastësishëm, për gjendjen financiare, çmimet, kursimet dhe blerjet e mëdha.

Të dhënat për ndjesinë ekonomike në vend tregojnë se ky nuk është momenti më i keq, pasi periudha më dekurajuese është shënuar në fillimet e pandemisë në mars 2020. 

Lexo më shumë  Arrihet marrëveshja për qeveri në Austri pa të djathtën ekstreme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *