Bota

Në sheshin qëndror u vendosën 217 lodra për të nderuar fëmijët e vrarë në luftë

Arusha pelushi, kukulla, biçikleta dhe patina janë vendosur në sheshin qendror të Kamyansky, në Dnipropetrovsk, në kujtim të fëmijëve të vrarë në luftë.

Janë vendsour saktësisht 217 lodra, nga një për çdo fëmijë të vrarë.

“217 fëmijë ukrainas nuk do të luajnë më kurrë në oborr, nuk do të ngasin biçikletë, nuk do t’i kërkojnë nënës së tyre të blejë një lodër të re,” tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko.

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

“Jetët e tyre u përpinë pamëshirshëm nga një luftë e tmerrshme. Është e pamundur të falet, sepse vdekja e fëmijëve nuk falet”.

Aksioni u organizua nga Qendra për Iniciativat Rinore dhe Këshilli Bashkiak i Kamyansky, dhe iu bashkuan mësues vendas, nxënës shkollash dhe prindërit e tyre.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se 217 fëmijë janë vrarë dhe 393 janë plagosur gjatë luftës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depot e naftës në Rusi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *