Lajme

Në Serbi “frikë se do ta humbin Kosovën” pas votimit të rezolutës që dënon agresionin rus

Votimi i Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pro dënimit të pushtimit rus të Ukrainës mund t’i kushtojë rëndë po që se synon “të hyjë në Bashkimin Evropian me Kosovën si pjesë të saj”, ka thënë politologu serb, Cvijetin Milivojeviq.

Në një deklaratë për “TV N1”, ai ka thënë se një votë e tillë mund të jetë e rrezikshme për diplomacinë për Beograd.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Në njërën anë, dy vjet më parë, Rusia e parandaloi një rezolutë që s’ishte aspak e mirë, jo vetëm për Serbinë, por edhe për popullin serb, atë që erdhi nga Qeveria britanike. Tani një rezolutë, që s’është obligative dhe do të ndalet në Këshillin e Sigurisë, nga një pikëvështrim diplomatik, mund të jetë e rrezikshme për Serbinë, nëse orientimi strategjik i Serbisë është ende anëtarësimi në BE, por me Kosovën brenda Serbisë”, ka thënë ai duke shtuar se në këtë rast “nuk duhet të llogarisim më në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës”.

Sipas tij, për këtë vendim është dashur të ketë konsultim më të gjerë para votimit.

Milivojeviq ka thënë se veprimi i Serbisë për të votuar pro dënimit të agresionit rus do të bëjë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tani të bëjë një veprim në drejtim të Rusisë, duke e ndërlidhur këtë me fushatën për zgjedhjet e prillit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *