Bota

Në Sarajevë ngrihet monument për pëlhurën që shpëtoi banorët nga snajperët serbë

Në mëngjesin e së hënës, në qendër të Sarajevës, mes dy ndërtesave të mëdha është ngritur një kanavacë e bardhë (pëlhurë e trashë), si kujtim për 30-vjetorin e shpëtimit nga snajperët serbë, falë këtyre pëlhurave.

Gjatë rrethimit të qytetit nga serbët, që ishin vendosur në kodrat përreth Sarajevës, qytetarët e kishin gati të pamundur të lëviznin lirshëm rrugëve. Andaj, në shumë vende qytetarët ngritën këso pëlhura për t’ua vështirësuar pamjen snajperëve serbë.

Rrethimi i qytetit të Sarajevës zgjati për mbi 3 vjet e nëntë muaj dhe gjatë kësaj kohe, serbët vranë shumë civilë përmes snajperëve. Gjatë kësaj kohe, në shumë vende publike mund të shihej mbishkrimi “Kujdes nga snajperët”.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Vlerësohet se u vranë mbi 12 mijë civilë, përfshirë edhe shumë gra e fëmijë.

Për krimet në Sarajevë dhe vende të tjera, është gjykuar edhe gjenerali serb Ratko Mladiq. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, përfshirë edhe për rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *