Në Qipro organizohen mitingje proruse
Të martën, më 5 prill, në një vend të Bashkimit Europian, Qipro, qytetarët u organizuan pro Rusisë.
Me flamuj rusë, grekë dhe të shtetit të Qipros, qipriotët kanë marshuar më këmbë dhe me makina për solidaritet me Rusinë në luftën ndaj Ukrainës.
Materialet e hedhura në rrjetet sociale, tregon turmën e qytetarëve që me brohortitje, bori makinash dhe ritëm daullesh shprehin indinjatën e tyre kundër Ukrainës dhe mbështetjen ndaj Rusisë.
Rruga Press