KryesoreLajme

Në Prokurorinë Speciale të Kosovës arrin ekspertiza shtesë për Astrit Deharin

Avokati i familjes në rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Tomë Gashi ka thënë se Ka arritur ekspertiza shtesë në Prokurorinë Speciale në lidhje me vrasjen e Astrit Deharit.

“Ne ende nuk e dijmë se çka është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën e kemi pritur që nga tetori i vitit 2020, por jemi të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmojë ekspertizën e shtatorit të vitit 2019. Për ta vertetuar atë që të gjithë e dinin që Astrit Dehari është vrarë me 05.11.2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren u deshën 1978 ditë”, ka shkruar Gashi.

Postimi në Facebook:

DREJTESI PER ASTRITIN

Ka arritur ekspertiza shtesë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në lidhje me vrasjen e Astrit Deharit.

Ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanes në Zvicër e shtatorit të vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së Astrit Deharit dhe kanë konstatuar se :

“ …Hipoteza e vetëvrasjes së z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjeket ligjor nuk duket e vërtetë. Për këtë arsye rrethanat e vdekjes së z.Dehari Astrit janë, sipas mendimit tonë,të përfshira me një dyshim te intervenimit të personit të tretë në procesin fatal…”.

Gjuha e përdorur nga ekspertët e mjekësisë ligjore të Zvicrës është gjuhë shkencore dhe mjekësore.

Në aspketin juridiko penal është konfirmim i VRASJES!

Ne ende nuk e dijmë se çka është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën e kemi pritur që nga tetori i vitit 2020, por jemi të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmoj ekspertizën e shtatorit të vitit 2019.

Për ta vërtetuar atë që të gjithë e dinin që Astrit Dehari është vrarë me 05.11.2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren u deshën 1978 dite

65 muaj dhe;

5 vite e 4 muaj që Aleksandër Lumezi apo Blerim Isufaj të nxjerrin aktvendim për zhvillim të hetimeve për vrasjen e aktivistit të LEVIZJES VETEVENDOSJE Astrit Dehari i cili u vra per arsye politike dhe qe te fillohet me arrestimin e vrasesve, shtytesve ne vrasje, dhe atyre qe e fshehen vrasjen deri ne diten e sotme.

#drejtesiperAstritin

#AstritDehari

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *