Bota

Në prag të njëvjetorit të luftës, Putini do të takohet me kryediplomatin e Kinës

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet në Moskë me kryediplomatin e Kinës të mërkurën, ka thënë Kremlini, pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Pekinin kundër ofrimit të mbështetjes materiale për pushtimin rus të Ukrainës.

“Putini do ta presë Wang Yi”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Reuters.

Në një takim me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov më herët të mërkurën, Wang ka thënë se ai priste me padurim arritjen e marrëveshjeve të reja gjatë vizitës së tij në Moskë.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Jam i gatshëm të shkëmbej mendime me ju, miku im i dashur, për çështje me interes të përbashkët dhe mezi pres të arrijmë marrëveshje të reja”, ka thënë Wang.

“Pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, Kina ka qenë dhe mbetet e angazhuar, së bashku me Rusinë, të bëjnë përpjekje për të ruajtur trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve midis fuqive të mëdha”, ka shtuar Wang.

Wang ka thënë se do të punojë për të “forcuar dhe thelluar” marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit. Ai nuk dha detaje specifike se çfarë marrëveshjesh mund të arrihen gjatë vizitës së tij.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Lufta në Ukrainë filloi vetëm disa javë pasi Putini dhe presidenti i Kinës Xi Jinping deklaruan një partneritet “pa kufij”, duke shkaktuar shqetësim në vendet perëndimore.

Xi ka qëndruar pranë Putinit që kur Rusia nisi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar, duke i rezistuar presionit perëndimor për të izoluar Moskën. Tregtia kinezo-ruse është rritur që nga pushtimi i Ukrainës dhe Rusia u ka shitur fuqive aziatike, përfshirë Kinën, vëllime më të mëdha nafte.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *