Në prag të luftës së ftohtë?/ Kina u vendos sanksione kompanive amerikane: Furnizuan Tajvanin me armë
Kina ka vendosur sanksione kundër kompanive amerikane, Lockheed Martin dhe Raytheon, për shkak të furnizimit të Tajvanit me armë prej tyre,
Partia Komuniste Kineze e pretendon ishullin si pjesë të territorit të saj.
Ministria e Tregtisë kineze i ka vendosur kompanitë amerikane në listën e “entiteteve të pa besueshme” dhe ua ka ndaluar atyre importin e mallrave dhe investimet e reja në Kinë.
Nuk është e qartë se sa ndikim mund të kenë këto sanksione. SHBA-ja është furnizuesi kryesor i pajisjeve ushtarake për Tajvanin.
Kina i ka shpeshtuar kërcënimet ndaj Tajvanit duke i dërguar avionët luftarakë dhe bombarduesit e tyre pranë ishullit, si dhe duke hedhur raketa në det.
Pekini u kundërpërgjigj ndaj këtyre shitjeve duke njoftuar sanksione kundër drejtorëve të Raytheon dhe Boeing Defense, por nuk dha detaje për to.
Lockheed Martin ka furnizuar ushtrinë e Tajvanit me radarë, helikoptera dhe pajisje kontrolli të trafikut ajror.
Kjo kompani luajti një rol në zhvillimin e aeroplanit luftarak të Tajavanit dhe fregatave të marinës së ishullit.
Në Kinë, Lockheed Martin ka shitur pajisje kontrolli të trafikut ajror për aeroportet civile dhe helikoptera për përdorim tregtar.
Kina i shpalli planet për listën e “entiteteve të pa besueshme” në vitin 2019 si përgjigje ndaj kufizimeve të Shteteve të Bashkuara të vendosura mbi Huawei Technologies Ltd.
Rruga Press