Bota

Ne po bëjmë luftën e parë ‘hibride’ në botë – thotë shefi kibernetik i Ukrainës

Autoriteti i sigurisë kibernetike ukrainase thotë se vendi po lufton në fushën kibernetike, si dhe në terren.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky autoritet thotë se po përballet me sulme të vazhdueshme kibernetike kundër qeverisë së saj dhe rrjeteve të infrastrukturës, ku qytetarët dhe zyrtarët tani janë në shënjestër.

Zëvendëskryetari i Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale, Viktor Zhora, thotë se mbrojtja e tij kibernetike po zmbraps shumicën e sulmeve – por se ato janë në një luftë të paprecedentë kundër Rusisë.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane

“Këto dy luftëra [ne jemi duke luftuar] janë pjesë e kësaj lufte hibride. Kjo po ndodh së pari në histori dhe unë besoj se lufta kibernetike mund të përfundojë vetëm me përfundimin e luftës konvencionale dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta afruar këtë moment”.

Në fillim të pushtimit, ministria dixhitale nisi “Ushtrinë IT të Ukrainës”, e cila ka kryer sulme kibernetike ndaj objektivave ruse, duke përfshirë përpjekjet për të ndërprerë rrjetet e transportit dhe energjisë.

Lexo më shumë  Gjermania tejkaloi Kinën, bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në botë

Grupi Telegram për ushtrinë tani ka 270,000 anëtarë – por ministria vlerëson se mund të ketë deri në 400,000 hakerë që luftojnë online për Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *