KryesoreLajme

Në përvjetorin e vdekjes, presidentja Osmani kujton Gjergj Kastriotin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e heroit të kombit, strategun luftarak e projektuesin e parë të shtetit evropian të shqiptarëve, Gjergj Kastriotin.

“Sot kujtojmë përvjetorin e vdekjes së heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit evropian të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit, njeriut që orientimin perëndimor të shqiptarëve e kultivoi në vendosmërinë për ta ruajtur e mbrojtur atdheun e vet e për të krijuar aleanca të fuqishme me perëndimin:, ka shkruar Osmani në rrjetin shoqëror Facebook.

I përjetësuar në qindra vepra arti, Skënderbeu siç tha Osmani, e njohu për të gjallë madhështinë e të bëmave të veta, “jehona e së cilave u rrit me kalimin e kohës, duke u shndërruar në busull orientuese për ne”.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu lindi në Mat me 6 Maj në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar në Lezhë të vitit 1468.

YouTube player