Bota

Në përpjekje për të mbrojtur lirinë e shprehjes, çmimi Nobel për Paqe i jepet Maria Ressa dhe Dmitry Muratov

Çmimi Nobel për Paqe këtë vit është ndarë mes dy personave. Sipas The Nobel Prize çmimi u është dhënë Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Njoftimi i ekipit të Nobel:

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021 Maria Ressa dhe Dmitry Muratov për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme. Ressa dhe Muratov po marrin Çmimin e Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi. Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që qëndrojnë për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme.

Rruga Press

Lexo më shumë  Britania e Madhe dëbon diplomatin rus pas akuzave për spiunim
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *