Bota

“Ne nuk do të heqim dorë nga asnjë pëllëmbë e territorit tonë”, thotë Ministri i Jashtëm ukrainas

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba thotë se Ukraina “nuk do të heqë dorë nga asnjë pëllëmbë… territor” pasi ra dakord për bisedimet me Rusinë.

“Ne shkojmë atje [në bisedime] për të dëgjuar se çfarë dëshiron të thotë Rusia, ne po shkojmë pa ndonjë… marrëveshje paraprake se cili mund të jetë rezultati i këtyre bisedimeve. Ne do të shkojmë atje për të dëgjuar dhe për të thënë se çfarë mendojmë për këtë luftë dhe veprimet e Rusisë, ” tha Kuleba në një video live.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

“Nga momenti që bisedimet përfundojnë, [Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër] Lukashenko e siguroi Presidentin Zelensky se asnjë forcë ushtarake bjelloruse nuk do të përdoret kundër Ukrainës,” shtoi ai.

“Mund të shpresojmë vetëm se Lukashenko do t’i qëndrojë fjalës së tij. Dhe nga tani deri në momentin kur këto bisedime të përfundojnë, ne do të vazhdojmë të mbrojmë ashpër vendin tonë, për të mposhtur forcat ruse nëse ato përpiqen të vazhdojnë operacionet e tyre sulmuese.”

“Ne do të vazhdojmë t’i mposhtim ata në territoret që ata kanë marrë nën kontrollin e tyre – nuk do të ndalemi derisa të mbrojmë plotësisht vendin tonë. Pra, nuk ka asgjë të keqe të flitet në këtë mënyrë, dhe nëse rezultati i këtyre bisedimeve është paqja, kjo duhet përshëndetur.”

“Por ne, dhe dua ta bëj shumë të qartë, nuk do të heqim dorë nga asnjë pëllëmbë e territorit tonë.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *