Në një depo të madhe të municioneve në Moldavi janë vendosur eksplozivë? Nëse ka ‘një shpërthim’ atje, do t’i ngjajë Hiroshimës dhe Nagasakit
Ish-inspektorati ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes së Moldavisë ka njoftuar se forcat e armatosura të Transnistrisë vendosën eksplozivë në të gjitha depot e armëve në atë rajon.
Kështu së paku raportojnë disa media, sipas të cilave, kjo përfshin vendosjen e eksplozivëve në depon e municioneve Cobasna, në mënyrë që nëse fillon ndonjë operacion ushtarak, të shkaktojë dëme katastrofike në pjesë të Moldavisë, Transnistrisë dhe Ukrainës.
Siç thuhet më tej, depoja e municioneve Cobasna është më e madhja në Evropën Lindore dhe përmban deri në 20,000 tonë armë dhe municione nga epoka sovjetike.
Ato besohet se ruhen nga rreth 1500 ushtarë rusë.
The Former Military Inspectorate of the Ministry of Defense of Moldova has said that the Armed Forces of Transnistria have rigged all Arms Depots within the Breakaway Region including the Cobasna Ammunition Depot with explosives so if any Military Operations begins it will cause… https://t.co/QPfUdyr1b7 pic.twitter.com/hC1i9OO88s
— OSINTdefender (@sentdefender) February 27, 2023
Madje, vlerësohet se është depoja më e madhe e municioneve në Evropën Lindore.
Që nga fillimi i konfliktit të Rusisë me Ukrainën, shqetësimi është rritur në Moldavi për depon e municioneve në Cobasna dhe disa besojnë se armët atje mund të përdoren në një konflikt të mundshëm ushtarak të ardhshëm.
Përveç kësaj, supozohet se shpërthimi i tyre do të ishte i barabartë me bombardimin atomik të Hiroshimës dhe Nagasakit.
Shqetësimet për një ngjarje të tillë u rritën pas shpërthimit të Bejrutit të vitit 2020.
The Cobasna Ammunition Depot itself is the Largest Arms Depot in Eastern Europe and contains up to 20,000 tons of Soviet-Era Arms and Munitions with reports done by the Moldavian Academy of Science stating that if the Depot was destroyed the explosion could be the size of the… https://t.co/IGfg5u1W7C pic.twitter.com/nYzb7b7gWd
— OSINTdefender (@sentdefender) February 27, 2023
Ndërkohë siç raportojnë mediat e huaja, linja ajrore hungareze me kosto të ulët “Wizz Air” njoftoi se do të pezullojë fluturimet drejt kryeqytetit të Moldavisë, Kishinau, që nga 14 marsi për shkak të shqetësimeve për sigurinë e hapësirës ajrore.
Autoritetet e aviacionit civil të Moldavisë thanë se vendimi ishte i papritur dhe për të ardhur keq.
Tensionet midis Rusisë dhe Moldavisë janë rritur kohët e fundit që kur raketat ruse, të drejtuara ndaj Ukrainës, hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë. /telegrafi/
Rruga Press