Bota

Në muzeun e Los Angeles shfaqet filmi për krimet e Hamasit në Izrael, mbështetësit propalestinezë dhe ata proizraelitë përleshen në rrugë

Në muzeun e tolerancës në Los Angeles, u shfaq një film me krimet e kryera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit.

E para muzeut ka ndodhur një përleshje masive mes demonstruesve pro-izraelitë dhe atyre pro-palestinezë.

Siç raporton Times of Israel, shfaqja e filmit ishte organizuar nga aktorja amerikane Gal Gadot që ka prejardhje izraelite.

Lexo më shumë  Trump refuzon të kërkojë falje për postimin racist ndaj çiftit Obama

ABC News raporton se Gadot nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje, kurse shfaqja e filmit prej 47 minutash që u realizua nga zyra për marrëdhënie me publikun e IDF-së izraelite, ishte planifikuar të shfaqet në New York.

E pavarësisht se kishte masa të rrepta të sigurisë dhe ishin rritur akoma më shumë nga frika se mund të ndodhë ndonjë ekses, kjo nuk i ndali mbështetësit pro-izraelitë dhe ata propalestinezë të përleshen.

Në video të ndryshme amatore, shihet rrahja masive në rrugët e Los Angeles, ku nuk u kursyen asnjëra palë – duke shfryrë tërë mllefin.

Lexo më shumë  Kryebashkiaku Mamdani nënshkruan urdhër ekzekutiv që kufizon qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e New Yorkut
YouTube player