‘Ne meritojmë më shumë se buka e gojës’, qytetarët protesojnë sot
Ditën e sotme qytetarët shqiptarë do të protestojnë sërish kundër rritjes së çmimeve. Në orën 18:00, ato do të dalin përballë kryeministrisë për të kërkuar ulje të çmimeve në disa sektorë. Ata kërkojnë ulje të çmimeve duke nisur që nga buka, fruta perimet, karburanti, biletat e transporti dhe shumë sektorë të tjerë që prekin jetën e qytetarëve.
![](https://www.rrugapress.al/wp-content/uploads/2021/10/WhatsApp-Image-2021-10-18-at-11.38.38-477x1024.jpeg)
Çfarë kërkojnë qytetarët:
–Heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.
-Uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet.
-Heqjen e taksës së qarklullimit në naftë
-Heqjen e akcizës së gazit
Por çfarë ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?
E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Paralajmërimërimet e më vonshme për rritjen e çmimit të kafes, energjisë elektrike dhe të karburanteve bënë që të qytetarët ‘të zgjiheshin’. Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.
Rruga Press