KryesoreLajme

Në marshin ushtarak të Republikës Serbe në Banjallukë, morën pjesë Milan Radojçiqi si dhe anëtarë të klubit rus të motoçiklistëve Night Wolves

Shkruan Fadil Pushkolli

Në marshin ushtarak të Republikës Serbe në Banjallukë, morën pjesë Milan Radojçiqi si dhe anëtarë të klubit rus të motoçiklistëve Night Wolves.

Dje, më 9 janar në Republikën Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës u mbajt marsh ushtarak në shënimin e “Ditës së e Shtetësisë”, ditē kjo antikushtetuese.

Përkujtimi i 9 janarit është antikushtetues dhe vazhdimësi e shkatërrimit të shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Shënimii kësaj dite është e dëmshëm, ndërsa forcat politike nga RS këmbëngulin për këtë. Ardhja e Qeverisë nga Serbia në këtë shënim është tregues i ndikimit negativ dhe malinj i Serbisë si faktor përçarës.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës e shpalli këtë datë jokushtetuese në vendimet e vitit 2015 dhe 2019.

Lexo më shumë  Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Në paradën me rastin e shënimit të 9 janarit, ditës antikushtetuese mësohet se morën pjesë ambasadori i Rusisë Igor Kalabuhov, Aleksandar Vulin, Patriarku Porfiri i Kishës Ortodokse Serbe së bashku me Milan Radojçiqin si dhe anëtarë të klubit rus të motoçiklistëve Night Wolves, të cilët janë nën sanksionet e BE-së.

Vendimi i zëvendës kryeministrit serb Vuçeviq për të udhëhequr delegacionin nga Serbia për të marrë pjesë në këtë ngjarje u kritikua nga zyrtarët në Sarajevë.

Prezantuesi pretendon se edhe presidenti rus Putin dikur ishte anëtar motoçiklistëve Night Wolves – Ujqërve të Natës, (një degë e bandës kriminale ruse.)

Vlen të theksohet se banda kriminale ruse Ujqërit e natës ishin edhe në barrikada në veriun e Kosovës.

Lexo më shumë  “Nuk jemi në një pazar këtu”: Politikanët gjermanë reagojnë rreth kërkesës së re të Trump për shpenzimet e mbrojtjes

Aty ka marr pjesë edhe zëvendëskryeministri serb.

Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin tha se dita e Republikës Sërpska është festë e çdo serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjës e Hercegovinës i dërgoi sot një notë proteste Republikës së Serbisë për pjesëmarrjen e zyrtarëve më të lartë shtetërorë në kremtimin e 9 janarit..

Patriarkut Porfiri dhe Kishës Ortodokse Serbe

– Kisha Ortodokse Serbe konsiderohet organizata më e rrezikshme në këtë pjesë të Evropës.

– Dhe kjo nuk është aspak një nënvlerësim. Ndikimi i tyre është aq delikat, por mjaft tinëzar dhe i keq, sa ndonjëherë mund të mendosh se Aleksandar Vuçiq dhe satrapët e tij janë në një pozitë disi të varur në krahasim me ta…

YouTube player