Lajme

Në Luginë të Preshevës nuk respektohet dygjuhësia

Tabela zyrtare e stacionit policor në Bujanoc është e shënuar vetëm në gjuhën serbe, duke mos respektuar dygjuhësinë.

Kjo ka bërë që të reagoj kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

“Për këtë i dërgova shkresë zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht të stacionit policor në Bujanoc, ku kërkova që të vendoset edhe mbishkrim në gjuhën shqipe dhe të respektohet dygjuhësia, ashtu siç e parasheh Ligji për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare”, thuhet në reagimin e Lutfiut.

Rruga Press

YouTube player