KryesoreLajme

Në kujtim të Marshit legjendar të Pashtrikut, të nëntorit të acartë të vitit 1998

Shkruan Fadil Pushkolli

Sot, zemrat tona kthehen 27 vite pas, në nëntorin e acartë të vitit 1998, për të kujtuar Marshin legjendar të Pashtrikut — marshin e sakrificës, të durimit dhe të besës së ushtarëve të UÇK-së.

Më 27, 28 dhe 29 nëntor, ne sfiduam më shumë se 60 orë ecje të pandalshme, përmes bjeshkëve të ngrira e të egra të Pashtrikut, nën borë të madhe, ngrica, furtunë e murlan që të hynte në kockë.

Lexo më shumë  SHBA i bën thirrje stafit të largohet nga Izraeli mes tensioneve me Iranin

Por asgjë nuk e ndali hapin tonë.

Secili prej nesh mbante mbi 40 kilogramë armë e municion, por pesha e atyre çantave nuk ishte asgjë krahasuar me peshën e përgjegjësisë për lirinë e vendit.

Ishim të lodhur, të rraskapitur, të mërdhirë… por zemrat na digjnin flakë.

170 ushtarë e ushtarakë, të lidhur me një besë të vetme:

“S’ka kthim mbrapa.”

Dhe me atë besë ia dolëm — e përmbushëm misionin, sepse liria nuk pranon dorëzim.

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit

Sot përkulemi me respekt për çdo hap, çdo dhimbje dhe çdo frymë të atyre ditëve.

Lavdi të gjithë dëshmorëve që ranë për liri,

dhe nderim i përjetshëm për çdo pjesëmarrës të atij marshimi të paharruar!

Urime 28 Nëntori 🇦🇱

E gëzofshim dhe e lartësofshim kombin tonë!

Rruga Press

YouTube player