Në Kosovë fluks më i madh i qytetarëve për vaksinim
Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, vërehet një fluks më i madh i qytetarëve sesa në ditët e kaluara.
Sot ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese kundër Covid-19.
Niman Bardhi, koordinator i Qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, ka thënë se ka interesim të qytetarëve për të marr dozën e tretë apo atë përforcuese, derisa ka thënë se janë mbi 1 mijë doza të administruara. Më së shumti prej tyre ka të dozës së tretë.
Ai tutje tha se ka mjaftueshëm vaksina në stok dhe se shpresojnë që interesimi i qytetarëve do të rritet.
Në po këtë sallë bëhet edhe vaksinimi kundër gripit sezonal.
Rruga Press