KryesoreLajme

Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Në kohën kur njerëz me maska po bllokojnë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb takohet me ambasadorin rus në Beograd.

Aleksandar Vuçiq është takuar ‘urgjentisht’ me Alexander Botsan-Kharchenko, ku e ka informuar për gjendjen e serbëve në Kosovë, shkruan kosovoonline.

“Diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme të rëndësisë dhe interesit dypalësh për të dy vendet. E informova ambasadorin Kharchenko për situatën në Kosovë, provokimet të përditshme ndaj të cilave janë të ekspozuar serbët, kërcënimin ndaj paqes dhe stabilitetit, reagimin joefektiv të të gjithë atyre që janë përfshirë në dialog dhe që duhet të garantojnë rezultatet e atij dialogu”, theksoi Vuçiq në një deklaratë pas takimit.

Lexo më shumë  Haxhiu mirëpret aktakuzën për sulmin terrorist në Banjskë: Serbisë t’i bëhet presion që t’i dorëzojë kriminelët

Ndërkohë, persona të maskuar janë parë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak, mbrëmjen e 6 shtatorit.

Rasha Rojeviq, kryetar i Shoqatës së Qytetarëve të Mitrovicës së Kosovës – njërën nga tetë shoqatat që kanë organizuar bllokadat, tha se udhëtarët e automjeteve me dokumente “vetëm kosovare nuk do të lejohen të kalojnë” kufirin në Merdar, Jarinjë dhe Bërnjak, si përgjigje ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë javën e kaluar.

Lexo më shumë  Zyrtari i NATO-s e mbështet përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina për ta goditur Rusinë

Ndryshe, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se pikëkalimi në Bërnjak është mbyllur për qarkullim pasi persona “të maskuar” janë duke i “ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët” në pjesën serbe të kufirit.

Rruga Press

YouTube player