Në kërkim të ushtarëve të vrarë – pavarësisht se rusët braktisin njerëzit e tyre në fushëbetejë, ukrainasit ua kthejnë kufomat
Pavarësisht se po zhvillohen luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve dhe Kremlini konsiderohet si pushtues, Kievi ka vendosur t’i respektojë të gjitha ligjet ndërkombëtare.
Ata që nga fillimi i luftës vazhdojnë t’i mbledhin kufomat e ushtarëve të vrarë rusë, të cilët më pas ua dorëzon duke ua dërguar me trena-frigorifer.
Për një mision të tillë nevojitet durim, profesionalizëm por edhe vullnet të madh për punë. E këtë po e bënë njësia “Platzdarm” që operon nën ombrellën e ushtrisë ukrainase.
Për tetë muaj i kanë dorëzuar Moskës qindra mijëra kufoma të ushtarëve të vrarë rusë, që e eprorët e tyre i kanë braktisur dhe për asnjë moment nuk kanë shprehur interesim që t’ua kthejnë.
Megjithatë këtë po e bëjnë në baza vullnetare ushtarët e Volodymyr Zelenskyt, të cilët thonë se duhet të analizohen dokumentet e identifikimit dhe më pas në thasë të najlonit t’ju dorëzohen autoriteteve ruse.
Shumica prej tyre janë gjetur në pyje por edhe në fusha të minuara. E për këtë ata duhet të tregohen të kujdesshëm se mund të jetë kurth për ta.
Këtë e thonë nga përvoja, pasi rusët kishin sakrifikuar njerëzit e tyre, me shpresën që ukrainasit t’i lëvizin kufomat e ushtarëve të vrarë rusë, të shpërthejnë minat që u janë vendosur nën trup.
Rruga Press