BotaKryesore

Në kërkim të të vdekurve në Bucha

Pas tërheqjes së rusëve nga Bucha, nisi aksioni i madh për të gjetur dhe dokumentuar të vdekurit. BBC shoqëroi policët lokalë dhe familjet teksa nisën misionin e tyre të vështirë

Shefi policor, Vitaliy Lobas, ishte i ulur në tavolinën e fëmijëve brenda shkollës së braktisur në Bucha. Po mblidhte të dhënat e trupave të vdekur.

Çdo minutë, shefi Lobas, shpatullgjerë dhe flokë katran, është fjalëpakë. Hap secilën thirrje dhe muhabeti që bën është i njëjtë: një lokacion, pak detaje, një numër telefoni i ndonjë familjari apo miku.

Para se të vinin rusët, Lobas kishte jetë të zakonshme prej polici në stacionin policor Buchanksy District 1. Ditët i çonte me krime të zakonshme dhe rrallë me ndonjë vrasje. Që prej çlirimit të Buchas nga rusët, krejt ditët i çon në klasën e braktisur shkollore. Në të ende varen vizatimet e fëmijëve, teksa koordinon operacionet për kërkimin e të vdekurve.

Para vetes ka hartën e Buchas, dikur periferi pak e njohur e Kyivit. Tani skenë e krimeve të tmerrshme. U pushtua nga forcat ruse për një muaj teksa tentuan të rroknin në dorë kryeqytetin. Çlirimi i qytetit të vogël ndodhi një javë më parë, por me të u shpërfaq tmerri.

Në njërin jastëk ishte një rrjedhë e madhe gjaku, e cila kishte spërkatur murin mbi krevat. Në mesin e rrëmujës brenda dhomës u gjetën dy gëzhoja plumbash 7.62 milimetra, kalibër që ushtria ruse përdor në automatik. “E shihje se një burrë ishte vrarë aty”, thotë Serhiy

Telefonatat e njëpasnjëshme

Sa herë binte telefoni, Lobas shikonte në hartën para vetes. Në një copë letër shkruante informacionet e nevojshme. Nga një rresht për çdo të vdekur. Deri në orët e para të mëngjesit, krejt faqja A4 mbushet me informacione. Kalon te faqet rezervë. Një ditë më parë ishin 64 trupa, thotë ai. Pardje, 37. Nuk e dinte se sa do të jetë numri i të vdekurve, por priste që të ishin 40 më shumë, sepse po zhvarrosej një varrezë masive. Lobas i prin këtij rajoni, mirëpo shumë trupa janë gjetur jashtë zonës së tij.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Lobas pushonte herë pas here në oborrin e shkollës. Pinte nga një cigare, por edhe ato momente qetësie i ndërpriteshin nga thirrjet për trupat e të vdekurve, apo problemet për grumbullimin e tyre. Ishte shi në Bucha dhe njëri nga furgonët që bartte trupat drejt morgut kishte mbetur në lloç. Medoemos duhej një traktor, sepse furgonët e tjerë ishin të ngarkuar me trupa të vdekurish. Lobas në të shumtën e rasteve nis dikë për ta kryer, por në disa raste angazhohet vetë.

“Kur njerëzit janë të vrarë me plumb në kokë dhe me duar të lidhura prapa shpinës, unë shkoj”, thotë ai. “Unë shkoj edhe kur trupat janë të djegur”.

Dikur në mëngjes, Lobas mori telefonatë nga Dmytro Kushnir, polic në njësinë e tij. E telefonoi për trupin që kishte gjetur prapa bllokut banesor në dalje të Buchas.

Kur Kushnir shkoi te ndërtesa që gjendej e vetme përball një zone të gjelbër, gjeti dy burra që mbanin dorëza mjekësore dhe qëndronin mbi trupin e të dekompozuar, që ishte vrarë me plumb në kokë. Dorëzat e kaltra lanë përshtypjen se ata janë zyrtarë mjekësorë, por u prezantuan si Volodymyr dhe Serhiu Brezhnev, babai dhe vëllai i të vdekurit që qëndronte para syve të tyre. I vdekur përtokë ishte Vitaliy Brezhnev, 30-vjeçari kuzhinier që deri para se të shkonin trupat ruse, jetoi qetë me të dashurën në katin e gjashtë të ndërtesës.

Prapa ndërtesës, afër lisave të gjatë, babë e bir gjeten atë që dukej një varr i shembur dhe filluan të gërmonin. Kjo u mori shumë kohë. Së pari panë jorganin me lule, por nuk e njohën dhe zemrat e tyre nisën të gjenin shpresë. Mirëpo kur nxorën trupin dhe panë se brenda jorganit ishte edhe perdja e banesës së tij, nisën të dridheshin

Në kërkim të të birit

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Volodymyr dhe Serhiy humbën kontaktin me të para një muaji, kur rusët morën kontrollin e Buchas dhe humbën komunikimet. Ishte e pamundur hyrja në qytet, prandaj për një muaj e kërkuan në internet, për shenja se ai qe gjallë.

Kur rusët u tërhoqën, më pak se një javë më parë, Serhiu mori një telefonatë nga e dashura e Vitaliyt. U rrëfeu tmerrin. Rusët kishin sulmuar ndërtesën dhe çanë dyert e apartamenteve me pushkë. Ajo ka rrëfyer se rusët u kishin kërkuar kartat e telefonit dhe çelësat. I morën në pyetje atë dhe Vitaliyn, por në dhoma të ndara. I rrahën dhe ua vranë qenin. Të dashurën e tij e dërguan në bodrum së bashku me banorë të tjerë dhe ua mbyllën derën. Mirëpo Vitaliyn e ndanë nga të tjerët. Asaj i thanë se kurrë më nuk do ta shihte. Dhe nuk e pa.

Sapo ushtria ukrainase e deklaroi Buchan si të sigurt për t’u kthyer, Volodymyr dhe Serhiy ia mësynë bllokut banesor të Vitalyt. Brenda panë dyert e dëmtuara me plumba pushke.

Kur arritën në katin e gjashtë, në apartamentin e tij çdo gjë ishte e kthyer mbrapsht. Kur hyri në dhomën e gjumit, Serhiy nisën t’i shuheshin shpresat se vëllain do ta kishte gjallë. Në njërin jastëk ishte një rrjedhë e madhe gjaku, e cila kishte spërkatur murin mbi krevat. Në mesin e rrëmujës brenda dhomës u gjetën dy gëzhoja plumbash 7.62 milimetra, kalibër që ushtria ruse përdor në automatik.

“E shihje se një burrë ishte vrarë aty”, thotë Serhiy. “Ama nuk kishte trup”.

Kështu, Volodymyri dhe Serhiy nisën kërkimin për Vitaliyn duke e ditur se tani mision ishte gjetja e trupit, jo e të birit apo vëllait, të cilin do të mund ta shtrëngonin fort. Serhiu mbante fotografinë e pasaportës së Vitaliyt. “Kërkuam e kërkuam. Së pari kërkonim për fytyrën e tij”.

Prapa ndërtesës, afër lisave të gjatë, babë e bir gjetën atë që dukej një varr i shembur dhe filluan të gërmonin. Kjo u mori shumë kohë. Së pari panë jorganin me lule, por nuk e njohën dhe zemrat e tyre nisën të gjenin shpresë. Mirëpo kur nxorën trupin dhe panë se brenda jorganit ishte edhe perdja e banesës së tij, nisën të dridheshin. Pastaj panë këpucët e tij dhe e njohën. Rrezet e diellit po perëndonin dhe u kthyen në shtëpi para orës policore. Trupin e mbështollën me çarçaf. Mirëpo ende kishin shpresë.

“Sot u shua fija e fundit”, thotë Serhiy teksa shikonte trupin. “Sot hoqëm këpucët dhe pamë këmbët e tij”. “Pamë formën e këmbëve”, shton Volodymyri. “Pastaj pamë formën e hundës dhe duarve”, përgjigjet Serhiu. “E ditëm se ai është i yni”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *