Sport

Në kërkim të një portieri, Strakosha i hap punë Igli Tares, kryeqytetasit vihen në lëvizje

Thomas Strakosha është kthyer sërish të jetë titullar në Serie A por ky fakt me sa duket nuk mjafton për gardianin kuqezi. Nga 1 janari, Strakosha është i lirë të negociojë me çdo skuadër pasi futet në vitin që i skadon kontrata. Për Strakoshën ofertat nuk mungojnë dhe për këtë arsye portieri po merr më shumë kohë për të vendosur për të ardhmen.

Lexo më shumë  UEFA zgjedh anglezin Anthony Taylor për sfidën e Shqipërisë kundër Polonisë

Në çdo rast, në tavolinë qëndron oferta nga ana e Igli Tares për të rinovuar kontratën e tij aktuale. Tare nuk mund të pres pafund që Strakosha të vendos, për këtë arsye ka nisur punën për të gjetur një zëvendësues pasi Reina nuk ofron garanci për të ardhmen.

Sipas mediave italiane, Kepa i Chelsea është preferenca e parë e drejtorit sportiv të Lazios ndërsa një opsion mbetet edhe Alex Meret i Napolit, i cili po merr gjithnjë e më pak minuta me Spallettin në pankinë.

Lexo më shumë  Robert Lewandowski për Shqipërinë: I respektojmë, kjo për ne është finale. Shqipëria gjithmonë ka qenë një rivale e vështirë për ne

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *