Lajme

Në Jug stuhi, në Veri nuk pushojnë reshjet e borës

Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës deklaron se situata nga moti i keq është në kontroll dhe nuk raportohet për bllokim të qarkullimit. Vazhdojnë reshjet e borës në gjithë territorin e qarkut Kukës. Lartësia dëborës në Shishtavec është 15 cm, në Valbonë 20 cm dhe në Qafë Prush të Hasit 15 cm.

Lexo më shumë  Qeveria premton edhe 1 milion nëse e mund Turqinë

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët me  kapacitete të plota vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,  largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.

>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

>Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

> Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente

Rruga Press

Lexo më shumë  Radio Evropa e Lirë: BE-ja nuk bën kompromis për çështjen “Balluku”!
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *