Bota

Në Izrael zbulohen eshtra të fëmijës, supozohet se janë të vjetër mbi 1.5 milion vjet

Në Izrael janë gjetur eshtra të njeriut mbi 1,5 milion vjet të vjetra, për të cilat shkencëtarët pretendojnë se është dëshmia më e re se në këtë rajon të botës ka ekzistuar njerëzimi qysh moti.

Një grup arkeologësh nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara gjetën eshtrat të një fëmije, që para më shumë se 1,5 milionë vite jetoi në luginën e Jordanisë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Fjala është për një fëmijë të moshës 6 deri në 12-vjeç, kurse bëhet fjalë për eshtrat të pjesës së poshtme të boshtit kurrizor.

Me këtë hulumtim është konstatuar se fëmija ishte më i gjatë sesa një fëmijë mesatar dhe ngjante me një të rritur – pra afro 1,8 metra.

Megjithatë, gjatësia e tij ishte e ngjashme me banorët e lindjes së Afrikës. Siç raporton Times of Israel, kjo është dëshmia më e re për ekzistimin e njeriut, përkatësisht i dyti më i vjetër jashtë Afrikës.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Rruga Press

YouTube player