Bota

Në Itali, nëse qeni leh natën mund të dënohet pronari

Nëse qeni i fqinjit leh natën, duke i penguar banorët të flenë, pronari i kafshës mund të detyrohet të paguajë dëmshpërblim të konsiderueshëm, u tha në një konstatim të Gjykatës italiane.

Siç shkroi mediumi italian “Tgcom” të martën, një banor në Caltanissetta, u ankua tek autoritetet se dy qen në lagje po i shkaktojnë nervozë gjatë natës, pasi nuk po ndalojnë së lehuri.

Lexo më shumë  Trump i bashkohet Putinit në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë

Ai e paditi pronarin e kafshëve, ndërsa tha se lehjet i shkaktuan edhe probleme shëndetësore.

Ankuesi, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, deklaroi se e humbi punën për shkak të pushimeve mjekësore që u detyrua t’i merrte.

Sipas ligjit italian, kushdo që bën zhurmë, duke i tejkaluar limitet e lejuara akustike, shkakton shqetësim dhe prishje të qetësisë publike.

Dënimi mund të jetë deri në 3 muaj burgim apo 309 euro gjobë.

Lexo më shumë  Ministri gjerman: Rusia nuk do të pranohet sërish në G7

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *