Bota

Në Itali BOOM kërkesash për blerjen e bunkerëve anti-bërthamorë. Intervistë me ekspertin e Kompanisë së shitjes

Tregu i pasurive të patundshme në Itali ka regjistruar gjatë orëve të fundit një boom kërkesash për blerjen e ndërtimin e bunkerëve anti bërthamorë.

Nuk është fake news e as shaka-ja e fundit për të çdramatizuar këto orë shqetësuese që vijnë nga fronti ukraino-rus.

Kjo tendencë e dokumentuar nga mediat ekonomike italiane është shkak pasoja e zhvillimeve të ngjarjeve në Ukrainë e përgjigja praktike e njerëzimit për të shpëtuar atë që kanë më të shtrenjtë, jetën.

Për RTV Ora e Ora News e ka konfirmuar këtë fakt Profesori i inxhinierisë Giulio Cavicchioli, njëherësh konsulent i një prej kompanive më të specializuara për ndërtimin e bunkerëve anti bërthamorë në Itali.

Alba Kepi: Profesor sa i vërtetë është ky lajm? Ekziston një treg ndërtimi e shitje bunkerësh atomikë në Itali e është trendi më i kërkuar i tregut imobiliar aktual?

Profesor Giulio Cavicchioli: Ne si kompani e specializuar në këtë fushë, mes të tjerave dhe si ndërtues bunkerësh anti atomikë ekzistojmë në tregun italian prej 22 vitesh. Deri më sot kemi ndërtuar rreth 50 të tillë me teknologjinë më të fundit e sigurinë më të lartë për mbrojtje nukleare, bateriologjike e atomike ndaj ngjarjeve natyrore, aksidenale, luftarake e terroriste.

Janë bunkerë të porositur nga klientët kërkesa e të cilëve është shumëfishuar gjatë orëve të fundit. Vetëm në 6 ditët e fundit kemi marrë mbi 300 kërkesa për të ndërtuar bunkerë anti bërthamorë. Pra më shumë se sa kam marrë gjatë 22 viteve të karrierës time profesionale. Orë pas orë regjistrojmë me dhjetra telefonata që kërkojnë informacion mbi tregun e tyre por dhe negociojmë për ndërtimin e shitjen e bunkerëve anti atomikë.

 

Alba Kepi: Nga kush zona të Italisë vijnë këto kërkesa? A keni klientë dhe nga jashtë kufirit italian?

Profesor Giulio Cavicchioli: Kërkesa janë regjistruar nga i gjithë territori kombëtar por numri më i lartë ka ardhur nga rajoni i Lombardisë, Piemontes, Lazio, nga Roma, Sardegna. Kompania me të cilën ne bashkëpunojmë, e që ka selinë e saj në Zvicër, na ka konfirmuar gjithashtu trendin e kërkesës që kemi në Itali e kërkesat ju kanë mbërritur nga e gjithë Europa. Qysh në nisjen e regjimit të lockdown në Itali, pra këto dy vite pandemi,  kemi verifikuar një kërkesë në rritje ndryshe nga tregu i zakonshëm për bunkerë të tillë. E gjatë orëve të fundit, influencuar nga zhvillimet e ngjarjeve në Ukrainë, pasi nuk ka shpjegim tjetër, është regjistruar një shumëfishim i pa imagjinuar për ndërtimin e blerjen e tyre.

Alba Kepi: Profesor sa të kushtueshëm janë këta bunkerë? Sa është cmimi i tyre?

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Profesor Giulio Cavicchioli: Duhet thënë se vlera është e variueshëm nga numri i personave që do të strehojë. Për bunkerë me rreth 50 vende, vlera është nga 2000 në 3000 euro metër katrorë. Një bunkerë për një familje me tre persona shkon nga 60 mijë në 90 mijë euro, e është një bunker i vogël, i thjeshtë pa kërkesa të veçanta por absolutisht i sigurt. Në bunkerë për më shumë se 3 persona vlera kapërcen 90 mijë euro.

Bunkerët anti bërthamorë mundet dhe të personalizohen e të mobilohen sipas kërkesës që influencon padyshim çmimin.

Alba Kepi: Cila është tipologjia e personave që i blejnë apo i porosisin? Janë ata më të pasurit?

Profesor Giulio Cavicchioli: E absolutisht jo. Tendeca e përhershme e tregut tonë ka qënë klienti i shresës së mesme, zakonisht sipërmarrës të vegjël, pra njerëz të një niveli mesatar mirëqënie ekonomike.

Ndërsa kërkesa e shumëfishuar e orëve të fundit ka verifikuar se janë njerëz gjithnjë e më të thjeshtë, të zakonshëm që kërkojnë sigurinë e mbrojtjen e jetës. I jep një garanci psikologjike. Pasanikët, njerëzit e jahteve lluksoze kanë në dispozicion avionë e helikopterë personalë që i sposton kur e ku të duan.

Alba Kepi: Profesor sa të sigurta janë bunkerët që ju projektoni e ndërtoni?

Profesor Giulio Cavicchioli: Siguria e garancia jonë është pothuajse absolute. Bunkerët anti atomikë që ne ndërtojmë janë kube super të mbrojtura për jetën njerëzore. Nuk shkatërrohen e maksimumi që mund të ndodh është të spostohen vetëm maksimumi 1 bar atmosferë. Një bunker anti antomikë të garanton mbijetësën për vete e për familjarët.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Por nuk është i këtij mendimi profesori i fizikës nukleare në Universitetin e Padovës Alessandro Pascolini i cili për RTV Ora e Ora News thotë se një bunker i tillë nuk ka kuptim nëse jashtë tij lufta bërthamore shkatërron jetën.

“Ç’kuptim do kishte të dalësh pas një muaji nga një bunker i tillë e të jesh i vetëm e pa jetë?” thotë ai.

Por sado i çuditshëm e absurd të duket ky lajm, në kufi me Italinë, në Zvicër, ligji në fuqi imponon cdo qytetar të ketë një mbrojtje anti bërthamore.

“Çdo banor duhet të ketë një vend mbrojtje të tillë, i arritshëm në kohë të shpejtë nga banesa e tij e pronarëve të banesave u imponohet të realizojnë rifuxho të tillë në cdo ndërtesë të re që ngrihet”, thuhet përgjithësisht në nenin 45 e 46 të ligjit Federal zviceran për të mbrojtur popullsinë e garancinë e mbrojtjes civile.

Aktualisht në Zvicër nuëmrohen rreth 300 mijë rifuxho në banesa e mbi 5100 rifuxho publike për të mbrojtur e strehuar rreth 8.6 milionë banorë e ku mund të gjejnë vend strehim e gjithë popullsia zvicerane e një qytet europian bashkë.

Pra Zvicra arrin një mbulim prej 114% të popullsisë në këto rifuxho bunkere. Në Europë, pas saj vjen Suedia, vend rifuxhot e së cilës garantojnë mbrojtje për rreth 81% të popjullsisë, me 7.2 milionë vende të tilla, Finlanda me 3.4 milionë rifuxho që mbulojnë rreth 70 % të numrit të popullsisë.

Në vende jo europiane rifuxho bunkerë gjen në Kinë, Singapor, Kore e Jugut, Indi e kapaciteti i tyre është baraz me 50% të popullsisë. /oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *