Bota

Në Iran mund të jenë vrarë mbi 15 mijë njerëz – “Situata aktuale është një gjenocid total, krim kundër njerëzimit dhe bota ka heshtur”

Të paktën 15.000 njerëz mund të jenë vrarë në protestat e vazhdueshme në Iran, teksa autoritetet përdorin pajisje zbulimi për të lokalizuar pajisjet satelitore Starlink dhe për të parandaluar që lajmet të arrijnë botën e jashtme, tha një aktivist iranian.

Ilya Hashemi, duke folur në një video tha se qasja në internet në Iran është ndërprerë plotësisht për më shumë se 112 orë, me të gjitha informacionet e disponueshme që vijnë nga njerëz që arritën të lidhen nëpërmjet Starlink-ut.

“Situata që po zhvillohet aktualisht në Iran është një vrasje e përhapur dhe një katastrofë”, tha Hashemi. “Vlerësimet hamendësojnë për të paktën më shumë se 15,000 të vdekur”.

Lexo më shumë  Trump: Patriotë iranianë, vazhdoni protestoni! Merrni në kontroll institucionet! Ndihma është duke ardhur

Hashemi tha se foli me stafin mjekësor në spitalet në Teheran, Shiraz, Rasht, Sari dhe Kerman. Një mjek në spitalin e transplanteve në Shiraz kërkoi ndihmë, sepse shumë njerëz kanë humbur shikimin. Vetëm një spital raportoi më shumë se 300 raste të lëndimeve në sy.

“Vëllimi i vrasjeve është katastrofik dhe i pallogaritshëm”, tha Hashemi. “Situata aktuale është një gjenocid total, një krim kundër njerëzimit dhe bota ka heshtur duke thënë pse ka kaq pak video. Populli iranian nuk ka internet dhe situata është shumë katastrofike”.

Hashemi tha se Republika Islamike po përdor detektorë RF për të identifikuar pajisjet Starlink. Autoritetet po përpiqen me dëshpërim të parandalojnë lidhjet e qëndrueshme duke përdorur pajisje bllokuese për sinjalet dhe GPS, duke hyrë në shtëpi dhe duke marrë në pyetje individë të dyshimtë.

Lexo më shumë  Vendet evropiane dënojnë shtypjen e protestave antiqeveritare në Iran

“Shpejtësia e ngarkimit nga përdoruesit e Starlink në Iran është ulur në mënyrë drastike. Situata është shumë e frikshme”, tha ai.

Një dëshmitar në Shiraz i tha Hashemit se forcat Basij po përdornin adoleshentë që në moshën 15 vjeç për shkak të mungesës së personelit. Dëshmitari përshkroi një adoleshent të cilit i ishte dhënë një pushkë gjahu, i cili “nuk e kuptonte fare çfarë po bënte dhe sikur po luante një lojë video; ai papritmas hynte në turmë dhe qëllonte”.

Një tjetër dëshmitar në lagjen Pars të Teheranit tha se një oficer sigurie kishte montuar një mitraloz në një makine policie dhe qëlloi drejt njerëzve pa paralajmërim.

Rruga Press

YouTube player