Lajme

Në Frasnita të Kalabrisë u përurua shtatorja e Antonio Belushit 

Skulptori Gëzim Muriqi e ka punuar shtatoren e priftit arbëresh Antonio Belushi e që është përuruar në Frasnita të Kalabrisë, pikërisht në 91 vjetorin e lindjes.

At Antonio Belushi tërë jetën ia kushtoi popullit, kulturës, identitetit dhe ndërlidhjes vëllazërore të arbëreshëve me vendlindjen dhe me mbarë kombin arbënor.

Ai ishte meshtar i ritit kishtar bizantin që i përket Eparkisë arbëreshe të Lungro-s, në Kalabri, themeluar në vitin 1919 nga arbëreshët.

Lexo më shumë  FSK realizon kursin “Combat Life Saver”

Ashtu si meshtarët e tjerë të ritit kishtar bizantin, Antonio Belushi ishte jo vetëm bari dhe prijës shpirtëror, por si gazetar e studiues kontribuoi edhe në njohjen e identitetit arbëresh, duke kultivuar zhvillimin kulturor të komuniteteve arbëreshe kudo shërbeu si famullitar.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “Atë ditë në Izbicë s’ka pasë dasëm, por janë masakruar 137 veta”, familjari i viktimave i zhgënjyer me dënimin ndaj Alidemajt