Bota

Në Francë prodhimi i verës bie në minimumin historik

Prodhimi i verës në Francë këtë vit pritet të bjerë në minimum, për shkak të ngricave të pranverës.

Franca, prodhuesi i dytë më i madh i verës në botë pas Italisë, pret një rënie të prodhimit në masën 24-30 për qind në 2021, që shënon një nga nivelet më të ulëta historike.

Prodhimi pritet të jetë nën nivelin e vitit 1991 dhe 2017, dy vitet me rekordin më të ulët të dekadave të fundit.

Lexo më shumë  Danimarka i përgjigjet ashpër SHBA-së: Groenlanda nuk është në shitje dhe se vetëm banorët e Groenlandës kanë të drejtën të vendosin për të ardhmen e tyre

“Tani për tani, duket se rendimenti do të jetë i krahasueshëm me atë të vitit 1977, vit kur vjelja e hardhisë u zvogëlua si nga ngricat shkatërruese, ashtu edhe nga reshjet e verës”, citon France 24 Ministrinë franceze të Agrikulturës.

Disa net ngricash në fillim të prillit dëmtuan vreshtat në shkallë të gjerë. Dëme u regjistruan në të gjithë vendin, përfshirë rajonet më të njohura dhe prestigjioze të prodhimit të verës nga Bordo në Burgundy dhe lugina e Rhone në Champagne.

Prodhimi i përgjithshëm, i prekur gjithashtu nga një myku i shkaktuar nga shirat e shumtë të verës, parashikohet të arrijë në mes 32.6 dhe 35.6 milion hektolitër, bënë të ditur autoritetet.

Lexo më shumë  Kryediplomatja e BE për DW: Sabotimet po shtohen në Evropë, synimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar

Dëme të ngjashme për shkak të ngricave të prillit pritet të reflektohen edhe në prodhimin e frutave dhe perimeve.

Ministri i Bujqësisë, Julien Denormandie, thotë se kjo mund të jetë katastrofa më e madhe bujqësore e fillimit të shekullit XXI.

Disa shkencëtarë argumentojnë se shkak për ngrica të tilla po bëhet ndryshimi i klimës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *