Bota

“Në emër të Profetit”/ Goditet me thikë oficeri i policisë në Francë, arrestohet autori

Një oficer policie në Francë është goditur me thikë përpara një stacioni policor në Kanë.

Sipas informacioneve polici ka mundur të shpëtojë falë jelekut të tij anti-plumb.

Ndërsa autori është plagosur nga një tjetër polic i cili ndodhej në vendngjarje. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, njoftoi se është nisur drejt stacionit policor ku edhe ka ndodhur plagosja.

Lexo më shumë  Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Nga informacionet, mësohet se autori ka qëlluar me thikë policin në momenti kur po lëvizte nga makina, ndërsa gjatë sulmit ka thirrur “Në emër të Profetit”.

Ende nuk dihen detaje të tjera, ndërsa po hetohet edhe për një sulm të mundshëm terrorist.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Aktorët e famshëm bashkohen me Bad Bunny kundër Trump-it, në shfaqjen spektakolare të Super Bowl

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *