Në Ditën e Fëmijëve, le të kujtojmë që fëmijë ishin edhe rreth 13 % apo diku çdo i 7-ti person, mes viktimαve civile që kanë humbur jetën gjatë luftës në Kosovë
Nga Durim Abdullahu
Në Ditën e Fëmijëve, le të kujtojmë që fëmijë ishin edhe rreth 13 % apo diku çdo i 7-ti person, mes viktimave civile që kanë humbur jetën gjatë luftës në Kosovë! Në një vjetorin e nismës së tij nga Qeveria e Kosovës, për të reflektuar mbi ecurinë e projektit për konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë 1997-’99, u mblodhëm në Universitetin e Prishtinës në një takim.
Kryeministri Albin Kurti, Ministri i kulturës Hajrulla Çeku dhe Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, u pritën në rektoratin e UP-së nga rektori Qerim Qerimi, prorektorja Njomëza Llullaku dhe dekani Dashamir Bërxulli.
Prej dy muajsh, bashkë me kolegun Prof. Erëblir Kadriu dhe një grup prej 20 studentësh nga Fakulteti Filozofik të trajnuar, kemi nisur implementimin e një fazeje specifike të këtij projekti, që konsiston me realizimin e intervistave me familjarë të fëmijëve të vrarë, të zhdukur apo të vdekur si pasojë nga kushtet e luftës.
Studimi i historisë dhe menaxhimi i trashëgimisë së luftës në Kosovë gjatë viteve 1997 – 1999, ka nevojë për qasje profesionale dhe punë shkencore siç ka nevojë për mbështetjen dhe kujdesin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Rruga Press