Bota

Në Borodianka ankth për atë që mund të zbulohet poshtë rrënojave

Në hyrje të qytetit Borodianka të Ukrainës, gjurmët e shkatërrimit të lënë nga trupat ruse janë më se të dukshme. Ushtarët rusë e pushtuan qytetin Borodianka pak më shumë se 40 kilometra larg nga Kievi për disa javë, duke e lënë atë të shkatërruar. As edhe statuja e poetit Taras Schevchenko nuk u shpëtoi sulmeve dhe plaçkitjeve të njëpasnjëshme që pasuan.

“Atje, urat u hodhën në erë,” tha një vendas për Euronews. “Nuk mund të kalosh, ka vetëm një rrugë  që kalon këtu. Dhe ata qëlluan rëndë, duke bërë çfarë të donin. Ata hynë në çdo garazh, të gjitha bravat i thyen . Njerëzit thonë se kanë sjellë edhe sharrë hekuri, gjithçka.”

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Ajo që po ngre gjithashtu shqetësim është se qindra mina besohet se janë shpërndarë nëpër qytet. Autoritetet vendore kanë frikë se çminimi mund të zgjasë deri në pesë vjet.

Por para kësaj, autoritetet po i japin përparësi përpjekjeve për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Deri më tani 26 persona janë gjetur të vdekur, por më shumë se 200 janë ende të zhdukur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë tashmë se në Borodianka mund të jetë edhe më  keqe se vdekjet e civilëve që u panë në Bucha.

“Ne kemi ikur. Unë isha me fat që kisha një makinë. Kur filluan të vinin tanket, mora një telefonatë dhe shpejt hipa në një makinë dhe shkova në fshat me burrin tim. Djali im qëndroi këtu”, thotë Halnya, një banore e Borodiankës.

“Ne ikëm, kurse ai mendoj se është nën rrënoja sepse nuk po mund ta gjejmë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *