KryesoreLajme

Në Beograd festohet 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës (FOTO)

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, është festuar 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili tha se festa u organizua nga ambasadori i Kosovës, Jetish Jashari.

“Në Beograd, në Zyrën e Republikës së Kosovës, në manifestimin për nderë të 16 vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga Ambasadori Jetish Jashari”, shkroi Kamberi në rrjetin social, ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi.

Lexo më shumë  Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, diskutohen investime deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027

Të pranishëm në festë ishin edhe Sonja Biserko, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe këshilltarja politike për Luginë e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani.

YouTube player