Në 4 vite 345 zyrtarë në Shqipëri të implikuar me krimin/ Skema sesi janë promovuar individë me rekorde kriminale në poste publike!
Skandali me punësimet në doganat shqiptare kanë nxjerrë në sipërfaqe një skemë të ngritur nga rilindja socialiste për të promovuar në poste të larta publike individë me rekorde të theksuara kriminale, duke injoruar ligjin e dekriminalizimit.
Punësimet në doganat shqiptare që mbajnë firmën e drejtorit të Përgjithshëm Genti Gazheli, kanë promovuar në detyrë zyrtarë, të cilët po hetohen për kontrabandë dhe krim të organizuar.
Duket se kjo është një strategji që PS po ndjek për të shpërblyer njerëzit e saj pavarësisht të shkuarës së tyre, duke i dhënë poste në institucione të rëndësishme.
Një tjetër rast u bë publik në muajin Maj në Laç ku drejtori i Ujësjellësit Alfred Prodani u arrestua për llogari të autoriteteve spanjolle, pasi akuzohej si i përfshirë në rreth 40 grabitje, mes të cilave edhe në shtëpinë e yllit madrilen Karim Benzema.
Por këto nuk janë drejtuesit më të lartë të djegur nga dekriminalizimi
Për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pas denoncimeve të PD-së, janë larguar nga detyra dy kryetarë bashkish të PS-së të zgjedhur në zgjedhjet e fundit vendore 2019, ai i Shkodrës Valdrin Pjetri dhe i Vorës, Agim Kajmaku.
Rasti më i fundit i denoncuar është ai i Fredi Kokoneshit i cili sipas grupit të PD rezulton i dënuar për prostitucion dhe trafik të qënieve njerëzore në Itali.
Sipas raportit të publikuar nga ISP-ja në shkurt të 2018-ës mbi dekrimalizimin, theksohet se nga ligji i dekriminalizimit janë larguar 345 zyrtarë dhe funksionarë të lartë dhe zyrtarë të tjerë të ndryshëm.
Rruga Press