Lajme

Në 33 vite pluralizën, Erion Veliaj vendos rekord, i pari kryebashkiak ndaj të cilit organizohen protesta masive për korrupsion

Në 33 vite pluralizëm, në Shqipëri kemi parë protesta paqësore dhe jo-paqësore kundër kryeministrave të vendit, por deri më sot nuk ka patur asnjëherë protestë masive kundër një kryebashkiaku.

Këtë standard e ka vendosur Erion Veliaj, i cili e ngriti korrupsionin bashkiak në nivele të atilla sa të vjedhë me të dyja duart qytetarët e tij. Njëherë duke u rritur taksat dhe njëherë duke u marrë paratë e taksave përmes kompanive të drejtorëve të tij.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

lnceneratorët dhe afera më e fundit korruptive, dosaj “5D”, zbuluan se nën drejtimin e Veliajt bashkia kishte ngritur një skemë korruptive monstruoze.

Njerëzit më të besuar të Veliajt, pjesë e shtabit të tij electoral, pasi janë bërë drejtorë në bashki kanë themeluar, me leje të kryebashkiakut, një kompani përmes së sicël i jepnin vetes miliona euro taksa të qytetarëve.

Nën drejtimin e Veliaj Bashkia Tiranë është kthyer në një strofull korrupsioni e pashembullt. Paratë që u merren qytetarëve nga taksat, të cilat janë rritur nga viti në vit, në vend që të shkojnë për përmirësimin e jetës së tyre kanë përfunduar në xhepat e kupolës së bashkisë Tiranë.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Denoncimi i kësaj afere nga ish-deputeti i PD, Belin Këlliç dhe opozita ka hequr perden e vjedhjes që bën insititucioni që presupozohet të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre.

Kjo gjë ka bërë që Veliaj të bëhet i pari kryebashkiak në Shqipëri ndaj të cilit akumulohet një pakënaqësi kaq e madhe e cila ka prodhuar një reagim qytetar masiv.

Rruga Press

YouTube player