Lajme

Ndryshon Facebook! Zuckerberg i “vodhi” emrin presidentit Meta, MEME në rrjet

TIRANË– Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka zbuluar ndryshimin e madh të bërë në platformën e tij sociale duke e pagëzuar me një emër të ri. Në një letër publike, ai ka shpjeguar edhe ndryshimin e emrit dhe kuptimin e “Meta”.

Në letrën e tij të gjatë Zuckerberg shprehet ndër të tjera se qëllimi i platformës do të vijojë të jetë lidhja mes njerëzve, ndërsa ai flet tashmë për metavers (një lloj i realitetit virtual përmes internetit me tre dimensione ).

Lexo më shumë  “Ligj me porosi” edhe për Jared Kushner?

Por në Shqipëri, ky emër ka një kuptim tjetër. Faqet “memebërëse” në rrjet kanë filluar që të krijojnë montime duke e lidhur emrin e ri të platformës sociale me presidentin e vendit, Ilir Meta. Montazhet nuk kanë munguar duke shkaktuar dhe të qeshura në rrjet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *