Bota

Ndryshimet që do t’i sjellë botës barazimi euro-dollar

Euroja dhe dollari amerikan për herë të parë në dy dekada janë barazuar në vlerë. Euroja ka humbur vlerë që nga fillimi i vitit kur kushtonte 1.13 dollarë, në mes të një luftë agresive anti-inflacion nga SHBA-ja, bashkë me agresionin rus në Ukrainë.

Dollari më i fortë është lajm i mirë për amerikanët që synojnë të udhëtojnë për pushime apo të blejnë nga Evropa. Do t’u kushtonte më lirë për pushime e blerje të mallrave e ndoshta do të ndikonte të ulte inflacionin e pamëshirshëm. Megjithatë, ekspertët thonë se dobësimi i euros paralajmëron ngadalësim në tregtinë botërore, duke shtuar shqetësimet për recesion ekonomik.

Përse përjetoi euroja rënie?

Një përzierje faktorësh ndikoi në rënien e euros. Ndër kryesoret – padyshim lufta në Ukrainë. Ajo shkaktoi telashe me zinxhirin e furnizimit me ushqim dhe çoi çmimet e energjisë në qiell në gjithë botën, veçanërisht në Bashkimin Evropian që bazohet shumë në importet nga Rusia. Si pjesë e kampanjës anti-Rusi, blloku me 27 shtete ndali importin nga Rusia duke ngritur çmimet thuajse për gjithçka për evropianët.

Në SHBA, ka pasur luftë më agresive duke rritur shkallët e interesit, duke bërë që investimet të jenë më atraktive për investitorët se në euro. Ngritja e interesit tre herë më 2022 ishte si pjesë e planit për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Edhe Banka Qendrore Evropiane pritet të rrisë shkallën e interesit për të ndalur inflacionin, por Evropa po vepron më ngadalë se SHBA-ja.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Disa analistë e kanë përshkruar barazimin e dy monedhave në vlerë si “moment historik” psikologjik, por që jo domosdoshmërisht do të ishte pikë kthese për valutën, që tash është larg vlerës që pati më 2008 kur një euro kushtonte 1.6 dollarë.

Çka nënkupton barazimi i valutave për bizneset dhe klientët?

Lëvizja e valutave botërore mund të ketë efekt në bizneset që eksportojnë produkte.

Bizneset evropiane që shesin mallrat e tyre jashtë mund të përjetojnë shitje më të madhe sepse monedha më e dobët i bën eksportet e tyre më tërheqëse. Krejt kjo sepse monedha e blerësit do të jetë më e vlefshme në krahasim me atë të shitësit.

Çdo përfitim nga eksportet do të komensohej nga rritja e inflacionit në 19 vendet që përdorin euron, duke nënkuptuar se çdo mall apo lëndë e importuar do të bëhej më i shtrenjtë. Ndryshimi i kursit të këmbimit mund të krijojë fitues dhe humbës në varësi të importeve dhe eksporteve.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Në SHBA, forcimi i dollarit shfaq tjetër varg problemesh e mundësish. Mund ta dëmtojë eksportin, sepse fuqia blerëse e të huajve dobësohet.

Mallrat si gruri dhe metalet industriale janë bërë më të shtrenjta kohët e fundit, por një dollar më i fortë mund të ndihmojë në mbajtjen e çmimeve nën kontroll, ka thënë Jay Hatfield, shefi ekzekutiv në Infrastructure Capital Management.

“Dollari i fortë i ul çmimet e mallrave globale, pasi shumica e mallrave janë me çmime në dollarë”, ka thënë Hatfield. “Ne parashikojmë që inflacioni do të fillojë të bjerë ndjeshëm në vjeshtë pasi çmimet e mallrave reflektohen në indekset e çmimeve”.

Çfarë do të thotë barazimi euro-dollar për udhëtarët?

Do të bëhet më shtrenjtë për evropianët dhe njerëzit që marrin pagat në euro për të udhëtuar jashtë vendit dhe për të shpenzuar në dollarë amerikanë.

Për amerikanët që e shohin Evropën si destinacion udhëtimi, kjo nënkupton se do të kenë fuqi më të madhe shpenzuese për destinacionet si Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe Greqi.

Dollari ka përjetuar ngritje edhe në krahasim me valutat tjera./washingtonpost

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *