Lajme

Ndryshimet klimatike, Shqipëria vuan pasojat, sektori energjetik më i cenuar

Ndryshimet klimatike po kthehem në shqetësim urgjent për shumë shtete. Shqipëria është një prej tyre. Ndonëse nuk hyn te grupi i “ndotësve”, vendi po vuan pasojat e emetimeve në masë të gazrave. Në fillim të nëntorit, në samitin e Glasgout, qeveria pohoi se vendi do japë kontributin në mbajtjen në kontroll të ndryshimeve klimatike.

Lexo më shumë  ​“Tronditi themelet e shtetit”, Hasani: Dekreti i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues

Shqipëria është një nga vendet që preket më së shumti nga ndryshimeve klimatike, sidomos në sektorin energjetik.

“Po shohim që potenciali hidroenergjetik i vendit po cenohet nga ndryshimet klimatike. Diversifikimi  energjisë, në diellore dhe me anë të erës është shumë i rëndësishëm. Gjermania është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në programe të ndryshme për të reduktuar dyoksidin e karbonit duke iu adaptuar ndryshimeve klimatike”.

Për zëvendës-ambasadorin britanik,  Jason Ivory mbetet e rëndësishme që objektivat e diskutuara në samitin e klimës në Skoci të transformohen në veprime reale në mbrojtje të habitateve, zhvillimit të qëndrueshëm të industrive dhe uljen e niveleve të emetimeve të gazrave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *