Bota

Ndryshimet klimatike, SHBA: Shpresë për bashkëpunim

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për klimën, John Kerry, u shpreh optimist se Pekini dhe Uashingtoni do të punojnë së bashku për emergjencën klimatike. Dy fuqitë botërore janë dakortësuar për të përshpejtuar veprimet kundër emetimeve të gazeve serrë.

 Duke folur në Forumin Ekonomik në Singapor, ish-sekretari i shtetit theksoi bashkëpunimin , edhe pse rivalët grinden për çështje të tjera pikante si Tajvani.

“Shpresoj se puna jonë së bashku do të fillojë të na angazhojë në një dialog shumë të rëndësishëm,” tha Kerry në Forumin e Ekonomisë së Re të “Bloomberg”.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putini pranon se marina është e pambrojtur

“Kina ra dakord të punojë me ne për të hartuar një plan ambicioz kombëtar veprimi dhe duhet të fillojë të veprojë deri në COP 27, një vit nga tani,” shtoi ai.

Përveç uljes së emetimeve të metanit dhe dioksidit të karbonit, plani SHBA-Kinë i shpallur në Glasgow parashikon që dy ndotësit më të mëdhenj në botë të reduktojnë ndikimin në mjedis nga sektorët e karburanteve fosile, mbetjeve dhe bujqësisë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se planifikojnë të jenë neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2050, ndërsa Kina ka vendosur një objektiv neto zero për vitin 2060 me konsumin e qymyrit në kulmin në vitin 2030. Por Pekini ende nuk ka përcaktuar saktësisht se si synon t’i arrijë këto qëllime.

Lexo më shumë  BE-së i kërkohet ndërtimi i një linje mbrojtëse përgjatë kufirit me Rusinë e Bjellorusinë

Marrëveshja midis Kinës dhe SHBA-së erdhi si një surprizë në samitin e klimës COP 26 dhe parashikon që dy ekonomitë kryesore të botës të krijojnë një grup pune dhe të takohen rregullisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *