Ndryshimet klimatike kërcënojnë thesaret nëntokësore në Mbretërinë e Bashkuar
Ndryshimet klimatike po kërcënojnë të shkatërrojnë thesaret e varrosura në Mbretërinë e Bashkuar pasi tokat që i mbrojnë ato janë duke u tharë.
Një ndenjëse romake tualeti, doreza më e vjetër e boksit në botë dhe letra më e vjetër e shkruar me dorë nga një grua janë disa nga objektet e jashtëzakonshme të zbuluara në tokat torfe britanike të cilat tashmë janë në rrezik.
Kjo do të thotë se ndryshimi i klimës mund të dëmtojë të kuptuarit tonë për të kaluarën, thonë arkeologët.
Rreth 22,500 vende arkeologjike në Britaninë e Madhe mund të jenë në rrezik.
Problemi është se ndryshimi i motit po thanë disa toka torfe – tokat e mbytura me ujë që mbulojnë rreth 10% të Mbretërisë së Bashkuar.
Për shkak se tokat torfe përmbajë shumë pak oksigjen, materialet organike si druri, lëkura dhe tekstilet nuk kalben. Ata mund të mbijetojnë për mijëra vjet, të ruajtura nga kimia e qëndrueshme anoksike e tokës.
Por nëse tokat thahen, oksigjeni mund të hyjë në sistem, duke nisur procesin e dekompozimit. Nëse kjo ndodh, artefaktet mund të kalbet shumë shpejt.
Gërmimi i këtyre vendeve potencialisht të mëdha mund të kushtojë qindra miliona paund dhe të marrë dekada, kohë në të cilën ato mund të jenë dëmtuar rëndë.
Rruga Press