Lajme

Ndotje nga ujërat e zeza në Golem, stacioni i pompave jashtë funksionit, Bashkia e Kavajës asnjë masë (Foto)

Një situatë e rënduar mjedisore është krijuar në Golem për shkak të ndotjes nga ujërat e zeza. Qytetarët dhe banorët e zonës janë të detyruar të përballen me ndotjen e krijuar prej ditësh, pasi stacioni i pompave në Kavajë nuk funksionon, çka ka krijuar një situatë shqetësues për ta.

Ndërkohë nga ana e bashkisë nuk ka asnjë masë për të rikthyer normalitetin dhe e gjithë zona është mbytur nga ajri i rëndë për shkak të krijimit të një grope të madhe të mbushur me ujëra të zeza.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Banorët kanë reaguar duke apeluar për marrjen e masave urgjente dhe eliminimin e ndotjes, pasi është kthyer në rrezik për jetën e tyre.

Rruga Press

YouTube player