Lajme

Ndotja nga nafta në Patos, ambientalisti: Vdekja e një gruaje, e paralajmëruar

Banorët kanë kallëzuar kompaninë e përpunimit të naftës “Albpetrol” për derdhjet në kanalet kulluese, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më sot.

Banorët e fshatit Kuqar të Patosit janë shqetësuar për ndotjen e ujit nga shkarkimet e hidrokarbureve në zonat e përpunimit të naftës. Reshjet e shumta të shiut në ditët e fundit kanë bërë që ujërat teknologjikë (me përmbajtje hidrokarburesh) të derdhen në kanalet e kullimit si dhe të shkarkohen në det.

Ambientalisti Qani Rredhi deklaroi se kjo situatë serioze ka shkaktuar vdekjen e një gruaje. Ai tregon se banorët i janë ankuar disa herë kompanisë së naftës “Albpetrol”, por kërkesat e tyre janë injoruar, ndërsa shtoi se do t’u drejtohen dhe organeve kompetente për zgjidhjen përfundimtare të kësaj gjendje.

“Në raste reshjesh abuzohet nga ndotësit e Albpetrolit përgjithësisht, por këtu kemi të bëjmë në këtë rast me një ujë teknologjik që del nga nëntoka dhe duhet të trajtohet jo të rrijë kështu lirë sepse del me mbetje nafte. Ky ujë mund të shkojë deri në det. Është e disata herë që bëjmë kërkesë ndaj Alpetrol. Ky ujë që derdhet këtu është një skandal i vërtetë. Ndaj i bëj thirrje Albpetrolit apo ministrisë që të ndalojnë këtë katrahurë. Kjo është një katastrofë e rëndë mjedisore. Kjo derdhje përfundon në kanalin më të afërt këtu dhe më pas shkon deri në det. Ne do u dalim zotit zotërinjve të Albpetrolit dhe më pas do u drejtohemi organeve kompetente. Ne kemi përjetuar një fakt tronditës. Ka qenë një vdekje e paralajmëruar e një gruaje”, u shpreh Rredhi për “Faxweb”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Njëri prej banorëve të fshatit tregon se ka bërë kallëzim për ndotjen e krijuar që prej vitit të kaluar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë kauzat tona sepse mjedisi është jeta jonë. Me heshtjen dhe neglizhencën e instituvioneve duket jo e ndërgjegjshme, por ne do të ngrejmë zërin vazhdimisht. Ulliri është pema më e hasur këtu në terren, ajo ndikohet direct nga hidrokarburët sepse janë rrezik i vërtetë, por dhe për gjallesat. Aktualisht, sot ishim në stacionin nr.6 dhe pamë se nuk ishte marrë asnjë masë, edhe pse kemi bërë një kallëzim në qershor 2020, bile dhe atje situate ishte përkeqësuar. Shirat kanë bërë që masat e hidrokarbureve të derdhen në det. Ne vazhdojmë të ngremë zërin, por heshtja institucionale, nuk gjejmë dot asnëj përgjigje”, deklaroi njëri prej banorëve të fshatit Kuqar në Patos./faxweb/

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *