Lajme

Ndotja nga djegia e mbetjeve në Fier mund të vijë deri në Tiranë, thotë ambientalisti

Ambientalisti Endri Haxhiraj tha se ndotja e shkaktuar nga djegia e mbetjeve disavjeçare në Fier është shumë e rrezikshme dhe përmes produkteve bujqësore të kontaminuara mund të mbërrijë deri në Tiranë.

Sipas tij, duhen marrë masa të që të mos përsëritet më një katastrofë e tillë mjedisore dhe shëndetësore pasojat e të cilës janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

“Ndotja në këtë rast është tepër e rrezikshme, pasi bëhet fjalë për plastikë që çlirojnë gaze të dëmshme dhe përcillen në produktet bujqësore”, u shpreh z. Haxhiraj.

Ambientalisti u shpreh se sa i përket inceneratorëve, duhet ndjekur shembulli i Bashkimit Europian, ku siç shpjegoi bëhet një menaxhim i mbetjeve që në burim, përmes riciklimit në mënyrë që pjesa e mbetjeve në inceneratorë të jenë pakta.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

“Në rastin e inceneratorëve s’e ka fajin vepra, se sa filozofia e menaxhimit të mbetjeve”, tha ambientalisti./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *