Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar se ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej.
Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik.
OBSH e barazon ndotjen e ajrit me konsumin e duhanit dhe ushqyerjen e pashëndetshme.
Organizata u bën thirrje 194 vendeve anëtare që të ndërpresin emetimet e dëmshme dhe të veprojnë kundër ndryshimeve klimatike, përpara samitit që mbahet në nëntor.
Rruga Press