Sport

“Ndoqa zemrën”, Bajrami flet për ftesën e Shqipërisë, zbulon edhe idhullin e tij

Nedim Bajrami është kthyer të bëj protagonistin tek Empoli, në sfidën e fundit, atë kundër Udineses, fantazisti kuqezi realizoi një gol dhe dhuroj një asisit.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Bajrami foli për disa tema, nga pozicioni i tij i preferuar në fushë, tek idhulli dhe deri tek ftesa e marrë nga Shqipëria:

“Preferojë të luaj si trekuartist, pas dy sulmuesve, por kam luajtur edhe si mezallë në të majtë në skemën 4-3-3 tek Zvicra. Luaj me të djathtën por provoj shpesh të përdor edhe të majtën. Idhulli? Ka qenë gjithnjë Zinedine Zidane. E pëlqeja shumë kur isha tek të rinjtë, është pa diskutim modeli për tu ndjekur. Ftesa nga Shqipëria? Vendosa me zemër, më thirrën dhe nuk u mendova për asnjë moment”, u shpreh ndër të tjera Bajrami. Sipas mediave italiane, fantazisti kuqezi po ndiqet më interes nga disa klube të ndryshme në Serie A, mes të cilave edhe Napoli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *