Lajme

Ndodh edhe kështu! Shkollës në Shkodër i del pronari, fëmijët nxirren nga klasa dhe bëjnë mësim në natyrë

Duket si një histori e pabesueshme, por fatkeqësisht është e vërtetë. Fëmijët e një shkollë ne Velipojë të Shkodrës po bëjnë mësim në natyrë. Kjo pasi shkolla e tyre në fshatin Mali Kolaj, i ka dalë pronari dhe nuk lejon që fëmijët të zhvillojnë mësimin normalisht në klasa.

Deri më tani Drejtoria e Arsimit por as edhe Bashkia Shkodër, nuk ka arritur që t’i jap një zgjidhje këtij problemi.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Që kur është hapur shkolla dhe deri më tani, fëmijët po zhvillojnë mësim në oborrin e shkollës, por me ndryshimin e kushteve atmosferike edhe oborri nuk do të jetë një vend për të bërë mësim.

Rruga Press

YouTube player